×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vizita në Tiranë, Blinken takon presidentin e Shqipërisë

    Reporteri
    15 Shkurt 2024 | 15:14

    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi takim me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

    Blinken u prit në hyrje të Presidencës nga Presidenti Begaj, i cili shoqërohej nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

    Takimi u mbajt me dyer të mbyllura. Sipas axhendës, Blinken pas takimit me Presidentin Begaj, do të vijojë në takimin me Kryeministrin Edi Rama.

    Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

    Blinken në Tiranë, zëdhënësi i DASH: Si aleat, e mbështesim integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!