×
  • Sport
  • Sport

    E rëndë: Personi që humbi jetën në Liqenin e Batllavës është babai i reprezentuesit të Kosovës

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 12:28

    Pas pesë ditësh kërkimi, u nxorr trupi i pajetë i tij.


    Fjala është për të ndjerin Shaban Shabani nga Obiliqi, trupi i të cilit është gjetur dje në brendësi të Liqenit të Batllavës.

    I ndjeri kishte dalë me familjarët, derisa për një moment nuk u pa më. Pranë tij ishte edhe djali, Arlindi, pjesë e Trepçës’89 dhe Kosovës U19.

    Shabani llogaritet si njëri prej futbollistëve më perspektivë në vendin tonë, ndërsa me gjasë në të ardhmen pritet të jetë pjesë edhe e reprezentacionit A.

    Ka qenë vetë futbollisti, që e ka lajmëruar rastin, derisa ka konfirmuar se varrimi do të bëhet sot me datën 30 Gusht 2019.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!