×
  • Sport
  • Sport

    Challandes zbulon listën për ndeshjet me Çekinë e Anglinë, ky është futbollisti që zëvendëson Rashicën

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 13:51

    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës.


    Kosova luan në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton, shkruan Reporteri.net

    Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”.

    Challandes ka ftuar për herë të parë futbollistin e Hannoverit, Florent Muslija i cili shihet si zëvendësues i të lënduarit, Milot Rashica.

    Lajm i mirë është edhe rikthimi nga lëndimi i supermesfushorit, Valon Berisha i cili ka arritur të rikuperohet me kohë për këto ndeshje./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!