Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prizren.
Një person është goditur nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur rreth orës 10:50.
Viktima sipas Policisë është jashtë rrezikut për jetë.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:50, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Siç raporton Indeksonline personi që është goditur nga vetura është bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, Hajrush Behluli.
Rastin e ka konfirmuar vajza e çiftit, Gresa Behluli. Ajo ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.