×
  • Sport
  • Sport

    Kthehen dyshja Khabib – McGregor, mesazhi më kërcënues që kemi dëgjuar

    Reporteri
    30 Gusht 2019 | 20:20

    Kampioni i peshës së lehtë në UFC Khabib Nurmagomedov ka dhënë një intervistë të gjatë për ESPN në prag të rikthimit të tij.


    Rusi do të ndeshet me Dustin Porier fundjavën e ardhshme.

    Gjatë intervistës, ai është pyetur edhe për rivalitetin me Conor McGregor, të cilin e mposhti tetorin e kaluar në UFC 229.

    “Megjithëse ndeshja brenda kafazit mbaroi, ajo nuk mjafton. Ajo që kemi mes nesh nuk ka për t’u zgjidhur kurrë. Edhe nëse e shoh diku, do të plasë sherri, 100 për qind. Nuk ka rëndësi nëse dikush prej nesh shkon në burg. Nuk më intereson. Ne jemi të parët. Ne mposhtëm atë, mposhtëm edhe ekipin e tij. Ai shkon në spital, ne shkojmë në burg”, ka thënë kampioni rus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!