Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është paraqitur sot në Hostomel, ku është zhvilluar beteja e parë e rëndësishme gjatë luftës kundër Rusisë.
“Para dy vjetëve, ne u ballafaquam me lëshim armiqësor me zjarr këtu, por dy vjet më pas, ne i mirëpresim miqtë dhe partnerët tanë këtu”, ka deklaruar ai, raporton televizioni BBC.
“Jemi bërë 730 ditë më afër fitores”, ka shtuar Zelensky.
Ai ju ka bërë thirrje ukrainasve të luftojnë deri në fitore.
“Vazhdoni që të luftoni – me siguri se do të fitoni. Ju mund ta digjni aeroplanin, por nuk mund ta shkatërroni ëndrrën tonë. Ëndrrën me të cilën secili nga ne kemi rënë në gjumë dhe jemi zgjuar për 730 ditë”, tha ai.
“Asnjëri nga ne nuk do ta lejojë Ukrainën tonë që të marrë fund”, tha Zelensky.
Ai tha se se në të ardhmen, “pranë fjalës Ukrainë, fjala “e pavarur” do të qëndrojë gjithmonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.