Kosova në konkurrencën e femrave ka arritur fitore të madhe ndaj Turqisë me rezultat 2-0.
Vashat tona treguan lojë të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të ndeshjes së par të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2021”.
Fillimisht ishte Modesta Uka ajo që me një goditje të saktë brenda zonës në minutën e 33-të realizoi për t’i kaluar “Dardanet” në epërsi prej 1-0.
Pas realizimit të golit vashat kosovare ngritën fanellën me numrin “9” të legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 39-të, qendërmbrojtësja Liridona Syla ka përfituar nga një gabim i ‘gardianes’ turke Selda Akgoz për të realizuar në portën e zbrazët për 2-0.
Në pjesën e dytë Kosova arriti ta ruajë epërsisë më lojë të fortë. Të besuarat e Afërdita Fazlijajt e merituan festën pas ndeshjes.
Me këto tri pikë, Kosova do të udhëtojë për në Slloveni për ndeshjen e dytë më 3 shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.