Real Madrid duket se nuk ka mbyllur të gjitha llogaritë për këtë merkato.
Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se skuadra e tij është duke punuar akoma për të kryer edhe ndonjë lëvizje në merkaton e verës, e cila mbyllet më 2 shtator.
Më herët gjatë kësaj jave, francezi është shprehur optimist se skuadra mund të nënshkruajë me Paul Pogba, por kjo duket të mos jetë lëvizja e vetme që ai ka në mendje.
I pyetur për pazaret e Realit në këtë merkato dhe nëse Florentino Perez ka ndonjë ‘bombë’, Zidane ka dhënë një përgjigje mjaft interesante.
“Do të shohim deri të hënën në ora 12. Çdo gjë mund të ndodh. Një ‘bombë’, dy ‘bomba’… Do të shohim” ka thënë Zidane.
Dy lojtarët e fundit për të cilët Real Madrid kanë tentuar ishin Donny van de Beek dhe Paul Pogba.
Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e Perez, nëse do të ketë ndonjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.