Një plagosje që ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme, dyshohet se është shkak për gjuajtjen me armë rreth orës 21:40 në Prishtinë.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se gjuajtja me armë ka ndodhur në dy lokacione në rrugën “Bedri Shala”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga të shtënat nuk ka të lënduar.
” Sot rreth orës 21:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë dy lokacione afër rrugës Bedri Shala në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha ajo për Reporteri.net.
Ahmeti tha se detuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar.
Lexo edhe: