Qeveria e Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.
Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se mbledhja nis nga ora 14:00.
Në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të jenë 11 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, shqyrtimi i Projekt-rregullores për Organizimin dhe Fushëveprimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës, shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes për amendamentimin e Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Draftit të Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve 2024-2028.
Rendi i plotë i ditës: