×
  • Lajme
  • Lajme

    Leonardi takon fëmijët e Liridona Ademajt: A mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nënës?

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 15:29

    Vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në muajin në nëntor të vitit 2023, ka bërë të ditur se sot ka takuar dy nipërit e tij të cilët tash e disa muaj ndodhen në Suedi, shkruan Reporteri.net.

    Në postimin e bërë në Facebook, ku dhe ka publikuar një fotografi me ta, Leonardi tregon se si dy nipërit e tij e kanë pyetur nëse mund të udhëtojnë edhe ata drejt Kosovës që t’i dërgojnë lule nënës së tyre tek varri.

    Postimi i plotë:

    Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën.

    U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?

    Falenderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!