Një person ka vdekur sonte pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Ferizaj.
“Sipas informatave të para, i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të pikës kufitare ‘Dheu i Bardhë’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë. Janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse të cilat janë marrë me rastin”, ka thënë Hashani për gazetën online Reporteri.net.
Tutje, ai shtoi se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rrethanat e rastit po hetohen nga Policia rajonale në Gjilan”, tha Hashani./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.