×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Kurtishi: Për 2 muaj 280 raste të reja me kancer, ka tendencë të rritjes

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 23:45

    Sonte në emisionin DPT te Fidani në ATV ishte i ftuar mjeku kosovar dhe Drejtori i Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi, transmeton Reporteri.net.

    Kurtishi, ka thënë se vetëm në periudhën janar-shkurt, 280 persona janë paraqitur me kancer.

    “Janar-shkurt kemi identifiku 280 raste me kancer, pra persona për herë të parë që fituan këtë sëmundje”, tha Kurtishi.

    Në krahasim me vitin e kaluar, tha Kurtishi, ka pak ngritje të numrit.

    “Por ka tendencë të rritjes”, tha ai.

    Onkologjia, tha ai, është diçka e re në Kosovë.

    “Më 2010 nisi puna”, tha tutje mjeku Kurtishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!