×
  • Lajme
  • Lajme

    Të shtëna me armë në Shqipëri, një i plagosur në gjendje të rëndë

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 8:42

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Rrile të Lezhës.

    Siç raporton Top Channel ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit Rrile dhe një person ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

    I plagosuri është 54-vjeç dhe nuk dihet ende motivi i këtij atentati. Policia ndodhet në vendngjarje.

    Sipas raportimit, viktima ishte duke lëvizur me makinën e tij, ndërkohë që është qëlluar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës së këtij fshati duke shkaktuar rrezik dhe për të tjerët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!