×
  • Lajme
  • Lajme / Rruga Prizren-Reçan

    Vdes shoferi pasi bie nga 10 metra lartësi, pasagjerja pëson lëndime

    Reporteri
    06 Mars 2024 | 19:31
    Ilustrim

    Mbrëmjen e sotme ka vdekur një person si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën Prizren-Reçan, shkruan Reporteri.net. 

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për gazetën online Reporteri.net se shoferi i një veture ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë nga 10 metra lartësi. Viktima është ngasësi i veturës, një 70-vjeçar nga Prizreni, ndërsa pasagjerja 67-vjeçare ka pësuar lëndime, për çka ka pranuar trajtim mjekësor e më pas është liruar.

    “Deri tek aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. i lindur me 1954) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humb kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend, ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, ka thënëBytyqi.

    Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!