×
  • Lajme
  • Lajme / Kushti për KiE

    Dhënia e tokës për Manastirin e Deçanit, ministri Krasniqi kundër planit të Qeverisë: S’ka hapësirë për vendimet e Millosheviqit

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 22:42
    Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi ka dalë kundër planeve të kryeministrit Albin Kurti për dhënien e tokës për Manastirin e Deçanit.

    Ai ka deklaruar se “s’ka hapësirë për vendimet të cilat burojnë nga periudha e Millosheviqit”.

    “Nuk ka hapësirë për vendimet të cilat burojnë nga periudha e Millosheviqit”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

    Të mërkurën, gazeta online Reporteri.net, duke u thirrur  nga burime të besueshme brenda procesit, ka raportuar  se Qeveria e Kosovës, ka nisur komunikim me Komunën e Deçanit që drejtohet nga partia opozitare AAK, për ta bindur kryetarin Bashkim Ramosaj që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sikurse ekzekutivi kosovar po punon edhe në drejtimin e mënjanimit të pengesave që mund t’i paraqesë Agjencia Kadastrale e Kosovës karshi implementimit të aktgjykimit të vitit 2016 që njeh Manastirin e Deçanit si pronarin legjitim të tokave në fjalë.

    Rregullimi përfundimtar i pronësisë së tokave të Manastirit të Deçanit, përmes respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si “kusht” për anëtarësimin e Kosovës në KiE ishte përmendur para rreth një muaji nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili shprehimisht në një intervistë pati thënë se nuk sheh që kandidatura e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës “do të zbatohet me sukses nëse kjo çështje nuk zgjidhet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!