Anton Berisha ka konfirmuar se do të garojë në garën për deputet të kuvendit të Kosovës.
Zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti do të jenë një mundësi për Berishën që të synojë postin e ministrit, shkruan Reporteri.net
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Ne intervisten qe i kam dhene Radio Europa e Lire, kam theksuar se me formimin e qeverise se re, Ministria e Jashtme do te kaloj ne ofensive diplomatike.
Si diplomat i karrieres e ndjeje per obligim qe te kontriboj ne fitoren politike te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, per te marre pergjegjesine per Ministrinë e Jashtme, ashtu qe diplomacia kosovare te vehet ne binaret e duhur, e qe eshte reformimi i plote i saj, si parakusht qe Kosova, nje shtet sovran, me integritet te plote, te hyje ne rrugen e sigurte per anetaresim ne Unionin Europian dhe ne NATO”, ka shkruar Berisha.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.