×
  • Lajme
  • Lajme / Takimet në Berlin

    Lajçaku flet për gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 19:35
    Miroslav Lajçak, I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të martën ka qëndruar për vizitë në Berlin në Gjermanisë.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të zhvilluara me zyrtarë nga Kancelaria dhe Ministria e Jashtme ka diskutuar për gjendjen e dialogut.

    “Zhvillova takime shumë të dobishme në Berlin sot. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme”, ka shkruar ai në platformën X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!