Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar nga pozicioni i kryediplomatit që të bëjë politikë pa koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë linjë ai ka komentuar mbi një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që tha sot se Kosova – Qeveria Kurti përveç me ta dhe disa shtete e organizata tjera, nuk ka raporte të mira as me Maqedoninë e Veriut.
“Nuk mund të flas për Escobar, por do të kisha dashur që të ketë raporte më të mira [Kosovë – Maqedoni e Veriut], sidomos tani kur kemi një kryeministër shqiptar. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim [Kurti – Xhaferi], ndoshta për çështje agjendash”, ka thënë Osmani në Rubikon.
“Kujtoj që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut janë vende të vogla që kanë nevojë për miq të sinqertë në miqësinë e tyre, fqinjë, por edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Unë si ministër i jashtëm më duhet të krijojë miqësi, sepse vetëm ashtu mund të jesh i fortë si shtet” .
Duke folur për raportet e kryeministrave Albin Kurti dhe Talat Xhaferi, Osmani ka theksuar se “institucionet nuk kanë qenë viktimë e çfarëdo dallimi politik apo partiak”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.