Gazetari i FAZ, Michael Martens, në llogarinë e tij në platformën “X”, ka publikuar Notën Verbale të dërguar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ku tregohet për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale për kalimin e 24 hektarëve tek Manastiri dhe gjithashtu në këtë Notë Verbale konfirmohet se Agjencia Kadastrale e ka implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke i regjistruar hektarët në pronësi të Manastirit të Deçanit.
Ministrja Gërvalla në shkresën e saj ka thënë se institucionet e Kosovës do të vënë në dispozicion të Këshillit të Evropës edhe certifikatën për posedimin e pronës , ku konfirmohet regjistrimi në emër të Manastirit të Deçanit.
Kryediplomatja kosovare në letër shpreh pritjet e saj që pas këtij vendimi të Kosovës të ketë epliog pozitiv në takimin e muajit maj për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Better late than never: The government of Kosovo has informed the Council of Europe that property belonging to the monastery of Decani has been registered as such. Local politicians in the area will thus no longer be able to stand in the path of justice. Good. pic.twitter.com/NilBxQhmsE
— Michael Martens (@Andric1961) March 13, 2024
Ditën e sotme në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e tokës së Manastirit të Deçanit.
I pari i Qeverisë madje tha se krahas kësaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka kërkuar notë verbale lidhur me këtë çështje në Këshillin e Evropës.
“Sot i kemi thënë Agjensionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja Donika Gërvalla i ka kërkuar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit atje, kah mesi i prillit Asambledhja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe në fund të majit, Këshilli i ministrave në Këshillin e Evropës që vendos për anëtarësimin tonë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.