×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptarët e bëjnë ligjin në kampionatin zviceran, Ademi e Lenjani shënojnë, Voca e Kasami asistojnë

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 17:53

    Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të shkëlqejnë me skuadrat e tyre në kampionat zviceran


    Baseli mposhti me rezultat 2-1 Luganon, në një ndeshje ku nga minuta e parë startuan, Taulant Xhaka e Kemal Ademi, derisa Edon Zhegrova u inkuadra në lojë në minutën e 75-të, shkruan Reporteri.net

    Ademi ishte golashënues i dyfishtë për Baselin në ndeshjen kundër Luganos.

    Ermir Lenjani ia ka siguruar tre pikë të arta Sionit në udhëtim te Thun, ndërsa asistin e golit e bëri një tjetër shqiptar, Pajtim Kasami.

    Idriz Voca ka qenë 90 minuta në fushë për Luzernin në barazimin 2-2 me Young Boys, derisa në këtë takim mesfushori i Kombëtares së Kosovës dhuroi një asist.

    Ndryshe, duhet kujtuar se Kemal Ademi është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat me 5 gola në gjashtë xhirot e zhvilluara deri më tani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!