Këtë herë, në studiot e Sky Sports, portugezi ka zbuluar mënyrën si e përjetonte ai derbin e Milanos.
“Përgatitja për derbin është e njëjta. Bën të njëjtat gjëra normale, por brenda vetes ndien diçka që të kthen te bazat e dashurisë për futbollin. Një derbi ka diçka që nuk mund ta shpjegosh, por vetëm ta ndiesh”, ka thënë Mou.
“Natën para një ndeshjeje derbi fle me pizhamet skuadrës sime, kështu që zgjohem gati për të shkuar në stadium. Duhet të mendosh për tifozët e skuadrës tënde, që kanë lindur aty dhe e ndiejnë gjithmonë atë rivalitet”.
“Kjo është ajo që do të thotë Milan-Inter për mua. Nuk jam italian, nuk kam luajtur kurrë tek Inter-i, nuk kam jetuar kurrë në Itali, por duhet ta përjetoj si tifozët dhe kjo është ajo që kam kërkuar të bëj gjithmonë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.