Përfaqësuesja e Kosovës U21 sot ka publikuar listën e futbollistëve që janë ftuar për ndeshjen tepër të rëndësishme kundër Anglisë.
Kosova U21 udhëton më 9 shtator për në Angli për t’u përballur me ‘Tre Luanët’ shumë të papërshtatshëm dhe njëherit, rivali kryesor në këto kualifikime, shkruan Reporteri.net
Përzgjedhësi i kësaj Përfaqësuese, Rafet Prekazi para pak orëve ka bërë publike listën, e cila nuk ka kaluar pa pakënaqësi. Madje me pretendime se dikush është ftuar ‘me të njofshëm’.
Rafet Prekazi ka ftuar në Përfaqësuese, Donat Hasanajn, i cili është djali i Përparim Hasanajt [ish gjyqtari i njohur që sot është kryetar i Komisionit për Gjyqtarë në FFK].
Donat Hasanaj luan për Dritën, skuadër ku u transferua këtë verë nga Prishtina, derisa këtë sezon për skuadrën e parë ai nuk ka luajtur më shumë se 10 minuta.
Përderisa Donat Hasanaj është ftuar me vetëm 10 minuta paraqitje, tifozët janë të dëshpruar që Jetmir Topalli e Leotrim Kryeziu nuk janë thirrur nga Prekazi.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që tifozët pretendojnë se Hasanaj po ftohet ‘me të njofshëm’, pasi edhe në grumbullimet paraprake ka pasur pretendime të tilla./Reporteri.net/