Kombëtarja e Kosovës U19 sot e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të kësaj grupmoshe pasi luan me Spanjën, dhe me një rezultat pozitiv do të bënte një hap të madh drejt kualifkimit në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net.
Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 16:00
Kosova U19 ditën e enjte mori një fitore më se të merituar ndaj Austrisë U19 (1-0), duke e nisur me këmbë të mbarë në Elite Round.
‘Dardanët’ e rinj nën udhëheqjen e përzgjedhësit Adil Maliqi siguruan tri pikë pas një autogoli të Austrisë që u shënua në minutën e 49-të të takimit, duke bërë një hap gjigant në ‘luftën’ për të siguruar një vend në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Sllovaki në 2025.
Kosova ndodhet në grupin 1 bashkë me Austrinë, Spanjën dhe Slloveninë.
Kosova pas xhiros së parë, zë vendin e parë në grup me 3 pikë, kurse Spanja e Sllovenia kanë nga një pikë, ndërsa Austria është e fundit pa pikë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.