Neymar ishte aq shumë i dëshpëruar për t’u larguar nga PSG në drejtim të Barcelonës saqë ishte i gatshëm të paguante hiç më pak se 20 milionë euro nga gjepi i tij.
Braziliani kërkonte me ngulm të gjente një rrugë që të largohej nga Parisi gjatë kësaj vere, duke mos u ambientuar as në fushë e as jashtë saj që prej kalimit të tij për shumën rekorde të 222 milionë eurove, shkruan Reporteri.net
Sipas Sky Sports, 27-vjeçari ishte aq shumë i dëshpëruar t’i ribashkohej Barcelonës saqë ai ofroi para nga gjepi i tij për të arritur marrëveshjen.
Barcelona dhe rivali jetësor i tyre, Real Madridi ishin në garë për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, por në fund të dy palët dështuan për të bërë ndonjë marrëveshje.
Neymar ka njoftuar klubin se do të qëndrojë edhe këtë sezon në Paris./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.