×
  • Lajme
  • Lajme / Opozita

    AAK-ja kërkon debat parlamentar për 3 vjet qeverisje të Albin Kurtit

    Reporteri
    25 Mars 2024 | 12:29

    Aleanca për Ardhmërin e Kosovës po kërkon debat parlamentar për 3 vjet qeverisje të Albin Kurtit, përcjell Reporteri.net.

    Përmes një konference, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kërkoi që të caktohet një seancë.

    “Një kryeministër që ka një plan qeverisës dhe objektiva qeverisëse, nuk flet për zgjedhjet e parakohshme. Ai flet se si të përmbyllë vitin e tij katërvjeçar, nuk flet për zgjedhje. Në atë moment kur të flet për zgjedhje ai është dorëzuar. Problem nuk është Kuvendi, problem është Qeveria”, ka thënë ai.

    AAK-ja ka kërkuar qe një vit e gjysmë që të shkarkohet kryeministri Albin Kurti.

    “Ne si AAK e kemi kërkuar shkarkimin e tij që 1 vjet e 6 muaj. Z. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin dhe ky viktimizim nuk kalon. Ne do ta thërrasim në interpelanca, në debate. Ballafaqimi i parë duhet të jetë në debatin për 3 vjetorin qeverisës”, ka thënë ai.

    Kurti: Dorëheqje s’jap, nëse opozita do zgjedhje mund të dakordohemi bashkë për datën

    Më 22 mars, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media ka folur për qeverisjen e tij në 3 vjetorin e Qeverisë Kurti II.

    Ka thënë, se me qeverisjen e tij, është rritur sundimi i ligjit. “Ka më shumë sundim të ligjit, korrupsioni po luftohet”, u shpreh Kurti.

    Kurti: Me qeverisjen tonë ka më shumë sundim të ligjit, po i përfundojmë punët që qeverisjet e kaluara i lanë keq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!