×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Kandidatura e Bedri Hamzës për kryeministër, Krasniqi: Frikë duhet të ketë Kurti me qeverinë e tij, ditët i kanë të numëruara

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 15:55

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka prezantuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rreth asaj se a duhet ta marrë pushteti si frikë kandidimin e tij, Kransiqi tha se si parti nuk e kanë njohur kurrë frikën. Ai me bindje tha se Bedri Hamza është njeriu më i duhur në gjithë Kosovën.

    Madje ai tha se është i vetmi prej ministrave që ka ngritur pagat e qytetarëve, e që herën e ardhshme do të ndodhë një gjë e tillë kur ai të bëhet kryeministër.

    “Besoj që unë edhe Bedriu në këto 20 vite në PDK, nëse jemi shqu për diçka është që s’ju kemi hezituar betejave. Frikën nuk e kemi njohur kurrë. Në politikë jemi për shkak të idealeve. Sot në këtë moment sfidave e ballafaqimeve të familjeve kosovare me mirëqenien e tyre, me mungesën e mundësive për zhvillim, ikjen e të rive, njeriu më i duhur në krejt Kosovën, jam i bindur që është Bedri Hamza. Është njeri i dëshmuar i vendimeve të mëdha. Është njeriu që kur e jep fjalën, e mban fjalën”, tha kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Kryetari Krasniqi tha se nëse dikush duhet të frikësohet ai është Kurti me qeverinë e tij, pasi siç tha ai ditët i kanë të numëruara.

    “Është i vetmi prej ministrave që ka rritur pagat e qytetarëve. Herën e fundit i ka rritur pagat Bedri Hamza, kur ka qenë ministër, Edhe herën e ardhshme ky do të jetë kryeministër kur do t’i rritë pagat. Jam me të, e pas tij, çdo hap, deri në fitoren e PDK-së me Bedriun në krye, por edhe në çdo hap në realizimin e vizionit tonë të përbashkët. Frikë duhet të kenë ata që janë në pushtet, sidomos prej sot, nga sot ndryshon loja në Kosovë. Nëse dikush duhet të frikësohet, duhet mu frikësu Albin Kurti dhe Qeveria e tij sepse ditët i kanë të nunmëruara. Shpresoj që ta mbajnë atë që kanë thënë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje”, tha Krasniqi para gazetarëve./Reporteri.net/

    “Lider që i ofron qytetarëve siguri”, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!