×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    “Lider që i ofron qytetarëve siguri”, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

    Reporteri
    27 Mars 2024 | 15:36

    Partia Demokratike e Kosovës, saktësisht kreu i saj, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Memli Krasniqi tha se Bedri Hamza është i duhuri për këtë detyrë, dhe se ai e ka dëshmuar provuar dhe është i gatshëm poashtu.

    Kreu i PDK-së tha se me këtë model të qeverisjes tani është çdo ditë e humbur e Kosovës, dhe se vendi ka nevojë për një model të dëshmuar e për qeverisje që e mban fjalën dhe ju shërben të gjithëve pa dallim.

    “Sot jemi në një udhëkryq ku pesha e vendimeve tona e definon fatin e Kosovëes. Nuk jemi vetëm dëshmitarë të sfidave, por jemi thellë të ndikuar nga to duke u përballur me barren e keqqeverisjes, shqetësimeve të sigurise, e mbi të gjitha ekonomisë të stagnuar. Vështirësitë më të mëdha se kurdoherë në Kosovë”, tha Krasniqi para gazetarëve.

    “Tri vite më parë kur kjo qeveri erdhi në pushtet pati premtime të panumërta për punë e drejtësi për të gjithë qytetarët. Më shumë se 50 % i dhanë besim kryeministrit Kurti në vitin 2021, por sot shumica e qytetarëve po kërkojnë ndryshimin e qeverisë. Çdo ditë më tutje me këtë model të qeverisjes është ditë e humbur. Kosova ka nevojë për një model të dëshmuar të qeverisjes, për qeverisje që e mban fjalën dhe ju shërben të gjithëve pa dallim”, shtoi tutje Krasniqi.

    “Njerëzit kanë nevojë për mirëqenie e jo për fjalë, për siguri, për rezultatet e jo për premtime. Tri vite kanë qenë të mjaftueshme për rezultate por ato s’janë askund. Sfida më e madhe është ekonomia, të rinj që kërkojnë punë jashtë vendit, familje që kanë vështirësi të paguajnë faturat në fund të muajit, bizneset që po mbyllin dyert, gjendja po keqësohet dita-diës”, tha ai në konferencë para gazetarëve.

    “Është koha për bashkim dhe vendsmëri dhe ringjalljen e Kosovës. Në këtë fushë do të jetë edhe beteja e qeverisë së re, për të sjell prospertitet për të gjithë pa dallim. Një lider që i ofron qytetarëve siguri, Kosova e ka një personalitet të tillë. Unë sot jam krenar dhe i lumtur që ta prezantoj para jush Bedri Hamzën, si kandadat tonë për kryeministër të Kosovës. Njeriun që do ta ngjallë ekonomine. Është i dëshmuar, provuar dhe është i gatshëm. Është njeriu i duhur për këtë detyrë, tha Krasniqi.

    Gjatë ditëve të fundit, pozitë e opozitë kanë folur për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

    E rreth deklaratës së kryeministri Kurti për gatishmëri për zgjedhje të reja ka folur dje Memli Krasniqi i cili tha se më në fund kryeministri i është përgjigjur thirrjes së tij që nga korriku i vitit 2023.

    Krasniqi i bindur tha se Kurti dhe Qeveria e tij kanë dështuar në përmbushjen e premtimeve që i kanë dhënë, pasi sipas tij sot qytetarët po jetojnë edhe më keq.

    “Kjo është më pak e rëndësishme që Kurti më në fund po i përgjigjet thirrjes sime nga korriku i vitit të kaluar. PDK qysh në korrik të vitit të kaluar ka një qëndrim zyrtar nga mbledhja e asaj kohe e këshillit tonë drejtues, ku i kemi bërë ftesë Kurtit dhe ofertë që ta ndihmojmë përmes shpërndarjes së legjislaturës së Kuvendit për të shkuar në zgjedhje sa më shpejt. Ne edhe sot e kësaj dite atij qëndrimi tonë, e kemi të njëjtin qëllim. Jemi të bindur që Kurti dhe Qeveria kanë dështuar në përmbushjen e të gjitha premtimeve që i kanë dhënë. Sot qytetarët jetojnë më keq se para tri vitesh. Ka një ekonomi në stagnim, arsim të degraduar, shëndetësi publike në kollaps, ka biznese që janë të frikësuara dhe më e rënda shumica e të rinjve po kërkojnë perspektivë më të mirë jashtë vendit”, tha Krasniqi dje para gazetarëve, kur dhe njoftoi se ish-gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama aderoi në partinë e tij.

    Tutje, kreu i PDK-së tha se përgjegjësia për këto zhvillime negative është e Kurtit, pasi këto më shumë se tri vite ai ka qeverisur i vetmuar.

    Ai tha se sot qytetarët me shumicë nuk po e mbështesin atë, ani pse tri vite më parë mori 51 për qind, sipas tij qytetarët nuk janë më me të.

    Krasniqi poashtu tha se është i gatshëm qysh nesër që të dakordohen me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve e për t’i lënë qytetarët të thonë fjalët e fundit.

    “Të gjitha këto zhvillime kërkojë përgjigje e përgjegjësi. Përgjegjësia është e kryeministrit pasi këto tri vite ai ka qeverisur i vetmuar, pa asnjë pengesë, me një kontroll pothuajse të plotë të pushtetit të Kosovës. Qytetarët e Kosovës me shumicë sot nuk e mbështesin këtë qeveri. I kanë dhënë besimin e 51 për qind para 3 viteve, por sot nuk janë me të. do të ishte krejtësisht legjitime, fillimisht për të, si kryeministër që të kërkojë të kthehet te qytetari për të kërkuar votëbesimin e tyre. Unë padyshim jam i gatshëm qysh nesër të dakordoojjmë me forcat politike, datën, e të kthehemi te verdikti i qytetarëve, ata janë fjala e fundit për vendimarrjen e qeverisë së ardhshme. Jam bindur Ditën që do shpallen zgjedhjet do të fillojë numërimi së prapthi për Albin Kurtin si kryeministër”, tha Krasniqi.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!