×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj tregon pse e çoi djalin në shkollë private e jo në publike

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 20:50

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime pse ka dërguar djalin e tij në një gjimnaz privat e jo në shkollë publike.


    Haradinaj ka deklaruar në TV Dukagjini se ka disa vite që punon të sjell shkolla të huaja në Kosovë, jo veç të Amerikës e Anglisë por edhe të Gjermanisë dhe sistemit shkollorë të tyre.

    “Kam bo përpjekje të dërgojmë një kualitet i nevojave gjermane është i nevojshëm. Gjini (djali i tij) është një porosi që i dëshirojmë në këtë shkolla, i japim besimin dhe i mirëpresim. Nuk është shkollë private në kuptimin profitabil, dhe profesorët e arsimtarët paguhen nga buxheti i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

    Ai ka thënë se paguan për djalin në këtë shkollë si çdo prind tjetër.

    Haradinaj, së bashku me gruan Anitën, e kanë përcjell djalin e tyre Gjinin në ditën e parë në Gjimnaz.

    Çmimi vjetor për regjistrim në këtë shkollë është 1500 euro/Reporteri.net/.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!