Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka akuzuar partinë në pushtet për bllokim të hetimit parlamentar.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë fund një prej shtyllave të demokracisë.
“Sot LVV-ja i dha fund një prej shtylla kryesore të demokracisë. Sot e tutje çdo shumicë që do të vijë në pushtet do ta ketë precedentin e ndërtuar nga Lëvizja Vetëvendosje të bllokimit të hetimit parlamentar dhe kjo është fatkeqe. Dëmi është dhe do të jetë afatgjatë”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se zgjedhjet do të mbahen më së largu pas 10 muajsh.
“Zgjedhjet do të mbahen, maksimalisht pas 10 muajve, jo kur ka qejf Albini, por kur ka nevojë Kosova. Do të votojmë pro nëse mbahet seanca për shkarkim”, tha Gashi i LDK-së.
Tahiri: Nuk heqim dorë nga komisioni hetimor për kontratat njëburimore
Konjufca: Shumica s’ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje me dorëheqje të Qeverisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.