×
  • Lajme
  • Lajme / Beteja me pushtetin

    Tahiri: Nuk heqim dorë nga komisioni hetimor për kontratat njëburimore

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 12:16

    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, komision ky i cili nuk u votua në seancën e djeshme për shkak të mungesës së kuorumit.

    Tahiri tha se bëhet fjalë për rreth 220 milionë euro euro që janë shpenzuar për dy vjet në kontrata që janë lidhë pa procedurë prokurimi, konkurrencë dhe transparencë.

    “E patë që pushteti  vazhdon të refuzojë themelimin e këtij komisioni, i cili është shumë i rëndësishëm sepse po flasim për rreth 220 milionë eurove që janë shpenzuar për dy vjet në kontrata që janë lidhë  pa procedurë prokurimi, konkurrencë dhe transparencë. Ne ua kemi bërë me dije që nuk do të heqim dorë nga ky proces edhe në seancat e tjera do ta propozojmë sërish themelimin e këtij komisioni”, tha Tahiri.

    Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka dështuar të votohet themelimi i komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimor, përcjell Reporteri.net.

    Dështimi, ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit pasi vetëm 26 deputetë morën pjesë në votim. Deputetët e pushtetit, ata të Vetëvendosjes, nuk morën pjesë në votim.

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten mbajtën seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja, me një pikë të rendit të ditës, atë të themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore. /Reporteri.net/

    Dështon themelimi i komisionit hetimor për tenderët njëburimor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!