×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria 15 vite në NATO, ambasada amerikane: Një partner dhe aleat i besueshëm

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 12:36

    Ambasada amerikanë në Tiranë ka uruar Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO.

    Me një shënim në rrjetet sociale, ambasada e vlerëson Shqipërinë si “një aleate dhe partnere të besueshme”.

    “15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.

    Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, shkruan ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!