×
  • Lajme
  • Lajme / Masakra e Lybeniqit

    Kurti i kërkon sistemit të drejtësisë adresim urgjent për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 13:05

    Sot përkujtohet masakra e Lybeniqit të Pejës, ku forcat e regjimit serb, 25 vjet më parë, vranë 79 civilë të këtij fshati, përcjell Reporteri.net. 

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në fshatin Lybeniq të Pejës, bëri homazhet pranë lapidarit të 79 banorëve të vrarëve të këtij fshati.

    Kurti tha se ushtarët serbë ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty.

    “Sipas skenarit të krimit, ushtarët serbë ndanë gratë fëmijët dhe të moshuarit, që i urdhëruan të niseshin për në Shqipëri, kurse burrat i mbajtën aty. Xhamia e Lybeniqit atë ditë u kthye në një vend krimi, ku ushtarët serbë shtinë me armë automatiku në mënyrë të përsëritur që askush të mos mbetej i gjallë”, tha Kurti.

    Kreu i qeverisë kërkoi nga sistemi i drejtësisë një adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, për çka si tha ai dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar.

    “Shpresoj të deponohen sa më shumë dëshmi për krimet e kryera këtu në Kosovë. Ndërkaq sistemi të drejtësisë nga këtu i bëj thirrje edhe një herë për adresim me urgjencë të rasteve të kryera gjatë luftës, sepse këto krime asnjëherë nuk janë vjetruar, por dëshmitarët janë gjithnjë e më të moshuar. Në Policinë e Kosovës në të kaluarën krimet e luftës janë trajtuar në kuadër të hetimeve të krimeve të rënda”, përfundoi Kurti.

    Osmani: 25 vjet më parë regjimi gjenocidal i Serbisë dëshmoi barbarinë e tij, asnjëherë s’do t’i ndalim përpjekjet për drejtësi

    Haradinaj: Lybeniqi u masakrua nga represioni i tmerrshëm dhe barbar i shtetit fashist serb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!