×
  • Lajme
  • Lajme / Lajme

    Totaj: Kurti le ta shkarkojë veten, kjo Qeveri nuk po jep rezultate

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 23:50

    Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, porse nuk duhet punuar për ta shkarkuar kryeministrin Albin Kurti, por ai duhet ta shkarkojë veten, përcjell Reporteri.net. 

    “Unë besoj që ne nuk do të duhej të punojmë në shkarkim të z.Kurti. Ai ose le ta shkarkon vetveten ose le ta përfundojë mandatin”, është shpreh Totaj në emisionin DPT te Fidani.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ditë më parë e ka propozuar 9 qershorin si datë të shkuarjes së vendit në zgjedhje, megjithëse është bërë thirrje për mocion rrëzimi të Qeverisë Kurti por nuk ka asgjë konkrete.

    Totaj: Synojmë që kryeministri i ardhshëm të jetë nga PDK-ja dhe të udhëheqim Qeverinë e Kosovës

    “Nuk duhet ta viktimizojmë Kurtin. E kemi viktimizuar njëherë, është viktimizuar ai vet, tash le ta përfundojë mandatin”, tha Totaj.

    Totaj tha se Qeveria Kurti nuk ka kryer asnjë punë të mirë dhe tha se “s’ka asnjë rezultat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!