×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Arrestohen dy persona në Pejë që planifikuan të kryenin një vrasje të rëndë

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 8:47

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave gjatë ditës së djeshme në Pejë.

    Sipas policisë, në periudhën tetor-nëntor 2023, njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë tjetrit para që të kryente një vrasje ose të shkaktonte dëme të mëdha materiale.  Që të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Pejë Tetor-Nëntor 2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!