×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Mungon kabineti qeveritar në Kuvend, opozita kërkon shtyrjen e seancës derisa disa deputetë e bojkotojnë atë

    Reporteri
    05 Prill 2024 | 11:53

    Mospjesëmarrja e kabinetit qeveritar në seancën parlamentare ka shtyrë opozitën të kërkojë shtyrjen e saj. Në rend dite janë pyetjet parlamentare, përcjell Reporteri.net. 

    Në këtë seancë janë duke munguar ministrat dhe një pjesë e madhe e deputetëve. Ndërsa, prezent nga ministrat janë ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ai i MKRS-së, Hajrulla Çeku.

    Disa deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e lëshuan edhe sallën si shkak i mospjesëmarrjes së mazhorancës.

    Seancën është duke e udhëhequr nënkryetrja Saranda Bogujevci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!