Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në Prizren.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Reporteri.net se viktima 42 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se familjarët kanë deklaruar se viktima edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore dhe sipas tyre bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Megjithatë, policia me urdhër të prokurorit kujdestar ka hapur rast si “hetim i vdekjes”.
“Me datë 05.04.2024 , rreth orës 00:30, në shtëpinë e tij në rrugë Petro Nino Luarasi , në Prizren nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës mashkull 42 vjeçar (R.O.).
Nga familjarët është deklaruar se edhe më herë ka pas probleme shëndetësore.
Sipas familjarëve dhe mjekëve kujdestar, në bazë të shenjave cilësohet si vdekje natyrale. Megjithatë me urdhër të prokurorit kujdestar hapet rast “Hetim I vdekjes” ndërsa trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.