×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me kryesinë në Viti

    Çitaku: Fryma e fitores së PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, po shtrihet gjithandej

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 15:27
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ditën e sotme ka zhvilluar takim sot me kryesinë e kësaj partie në komunën e Vitisë, shkruan Reporteri.net.

    Çitaku ka thënë se fryma e fitores së PDK-së me kandidatin Bedri Hamza po shtrihet gjithandej.

    “Fryma e fitores së PDK-së dhe kandidatit tonë Bedri Hamza po shtrihet gjithandej. Takim frymëzues me Kryesinë e PDK-së në Viti”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Më 27 mars, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi zyrtarizoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

    Memli Krasniqi tha se Bedri Hamza është i duhuri për këtë detyrë, dhe se ai e ka dëshmuar provuar dhe është i gatshëm poashtu.

    Kreu i PDK-së tha se me këtë model të qeverisjes tani është çdo ditë e humbur e Kosovës, dhe se vendi ka nevojë për një model të dëshmuar e për qeverisje që e mban fjalën dhe ju shërben të gjithëve pa dallim./Reporteri.net/

    “Lider që i ofron qytetarëve siguri”, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!