×
  • Sport
  • Sport

    Shaqirin po e ‘masakrojnë’ në Zvicër: Nuk kemi nevojë për ty, nuk je as Messi as Ronaldo

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:10

    Xherdan Shaqiri nuk është më i paprekshëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, kjo për shkak që gjilanasi zgjodhi të stërvitet me Liverpoolin e jo ta ndihmojë shtetin së fundmi.


    Krejt kjo ka shpërndarë një energji negative tek tifozët zviceranë të cilët janë irrituar me faktin se ai zgjodhi të qëndrojë në Liverpool dhe jo t’i ndihmojë Kombëtares, shkruan Reporteri.net

    Analistët zviceranë po e quajnë ‘një shaka e keqe’ refuzimin e Shaqirit për mos t’u paraqitur me ekipin Kombëtar, por të përqendrohet tek klubi ku ai luan, në Liverpool.

    Sipas tyre, nëse do të kishte ndonjë mundësi për të luajtur tek Liverpooli do të ishte gjithçka në rregull, por duke parë që ai vetëm po e ngrohë bankën rezervë, për Shaqirin më shumë do t’i ndihmonte një paraqitje me ekipin kombëtar sesa të plakej në stol.

    Ata madje shkojnë aq larg saqë vënë në pah disa pyetje qesharake: A është Shaqiri i pazëvendësueshëm? Sa ndeshje ia ka fituar ai Zvicrës? A është ai Messi, Ronaldo apo Hazard? Të gjitha këto pyetje, sipas tyre kanë vetëm një përgjigje, JO.

    Pastaj, krejt në fund vënë pyetjen se: Mbi të gjitha, a ka nevojë Zvicra për Shaqirin?!

    Pra, dikur i ashtuquajturi nga tifozët zviceranë si ‘Messi Alpin’, krejt papritmas më nuk është i nevojshëm për Kombëtaren.

    Kujtojmë që, Xherdan Shaqiri nuk po kalon aspak momente të mira me klubin e Liverpoolit, pasi nuk po gjen hapësira në formacionin startues, por edhe si rezervist tani ka kaluar i dyti në renditje pas Divock Origit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!