Ajsel Abazi ka konfirmuar ndarjen nga Eros Grezda.
Prej kohësh përflitej për një ndarje të çiftit, por Grezda i mohoi lajmet duke i hedhur poshtë përmes një deklarate publike. Ndërsa Ajsel e ka konfirmuar ndarjen teksa bashkëbisedonte me fansat në Instagram.
”Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë.
“Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarr për të mirën e djalit.”, shkruan Ajsel duke kërkuar të kursehen paragjykimet pa ditur arsyet e vendimit të tyre.
Kujtojmë se para disa kohësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis çiftit, por ishte vetë Eros i cili reagoi duke i mohuar plotësisht ato.
Rreth një vit më parë, futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak muaj më pas, çifti u bënë prindër për herë të parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.