Roberto Mancini para disa ditë publikoi listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit.
Në listën e shfaqur nga trajneri italian u vërejt shumë mungesa e dy lojtarëve, Moise Kean dhe Nicola Zaniolo, shkruan Reporteri.net
Pas shumë kritikave që mori ish-trajneri i Manchester Cityt dhe i shumë skuadrave tjera, Mancini doli në konferencë dhe tregoi arsyen e vërtetë.
Ai tha se dy futbollistët janë shumë të mirë, por kanë mungesë të sjelljes.
“Që të dy janë futbollistë të mirë, por ata duhet të mësojnë se si të sillen. Profesionistët duhet gjithmonë të sillen mirë”
Ndryshe, sipas raporteve të mediave të ndryshme, dyshja në fjalë nuk ishin grumbulluar me kohë gjatë një mbledhjeje të Kombëtares gjatë verës.
Azzurri dy ndeshje i zhvillon gjatë muajit shtator, më 5 kundër Armenisë dhe më 8 kundër Finlandës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.