Gazetari Lorik Gashi është fyer dhe kërcënuar përmes Facebook’u nga presidenti i klubit të futbollit “Phoenix”, Muhedin Ferati. Për këtë ka reaguar edhe AGK’ja, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit dhe redaktorit të sportit në Kanal10, Lorik Gashi.
Siaps reagimit, Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, “Phoenix”, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur.
“Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q*Mu**a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve.
“AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin. Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit”, thuhet në reagim.
Tutje, sipas kumtesës, gazetari Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.”FC Phoenix”, nga Banja e Pejës luan në ligen e parë të futbollit të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.