×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

    Reporteri
    01 Maj 2024 | 16:37

    Sot rreth orës 15:45 në fshatin Lupq të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se nga këto të shtëna kanë mbetur të plagosur katër persona.

    Katër të plagosurit janë nisur drejt QKUK-së për trajtim.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se tre prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit, derisa personi i katërt ka pësuar lëndime nga thika.

    Tutje ajo ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

    “Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!