×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Graçanicë, pesë persona të lënduar

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 16:03

    Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Graçanicë.


    Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 13:00 në rrugën Graçanicë-Shushicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!