Sot u shënua 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ashtu si vitet paraprake, edhe këtë vit, qytetarë të shumtë zgjodhën që ta kalojnë ditën në Parkun e Gërmisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Reporteri.net ka qëndruar sot gjatë ditës në Gërmi dhe ka biseduar me qytetarët.
Disa prej tyre thanë se gati çdo vit e kalojnë 1 Majin në këtë park, ndërsa pati të tjerë që folën edhe për ankesa e pakënaqësi që i kanë kur bëhet fjalë për ditën e punëtorëve.
Megjithatë, këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, pati shumë më pak qytetarë në Gërmi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar urdhëresë që me rastin e 1 Majit, të ndalohej qarkullimi i mjeteve të transportit në parkun Gërmia.
Vetëm autobusët e Trafikut Urban, veturat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it u lejuan.
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në parkun e Gërmisë për ditën e sotme
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shesheve e rrugëve të Prishtinës marshoi edhe një grup i quajtur “Blloku Anitkapitalist”, i përkrahur edhe nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.
“Poshtë kapitalizmi, liri klasës punëtore” qe mbishkrimi pas të cilit u vunë protestuesit.
Gjatë marshit protestuesit u ndalën edhe para zyrave të Inspektoratit të Punëve, për të kërkuar më shumë të drejta të punëtorëve./Reporteri.net/.
@reporterimedia Qytetarët argëtohen për 1 maj në Gërmi #prishtina #1maji #germia #ganigermia #kosova #qytetaret #lajme #fun #kosovaalbania #kosovatiktok #kosovo #kosovo🇽🇰 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #viral #foryoupage #fypシ゚viral #foryou #perty #reporteri ♬ original sound – Reporteri.net