Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një takim me senatorët amerikan, Ron Johnson dhe Chris Murphy.
Sipas Thaçit, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët.
“Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Ai më tej ka shkruar se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH