Tashmë është gjetur edhe trupi i 39-vjeçares Alma Arrazi e cila dyshohet se u vetëmbyt së bashku me tre fëmijët në lumin Buna, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Mëngjesin e së martës u gjet edhe djali tre vjeçar i saj.
Ditën e djeshme është gjetur edhe fëmija tjetër 6-vjeçar, ndërsa dy ditë më parë u gjet trupi i pajetë i 9-vjeçares.
Lidhur me rastin tragjik në shkodër, është arrestuar bashkëshorti i Alma Arrazit, Ergysi.
Ky i fundit është raportuar se kishte pasur një lidhe jashtëmartesore, si dhe i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij Alma Arrazi si dhe fëmijëve./Reporteri.net/
Trupat e tre fëmijëve janë gjetur, vazhdojnë kërkimet për nënën e tyre në lumin Buna
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.