Tashmë janë gjetur tre trupat e fëmijëve nga rasti tragjik në Shkodër ku dyshohet se bashkë me nënën e tyre janë vetëmbytur në lumin Buna, shkruan gazeta Online Reporteri.net.
Dy ditë më parë ishte gjetur fëmija i parë, 9-vjeçarja, derisa Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dje njoftoi se ishte gjetur edhe fëmija i dytë.
Pas kërkimeve të shumta, mëngjesin e sotëm është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar.
Por, kërkimet vazhdojnë ende deri në gjetjen e trupit të nënës së tyre.
Lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i 39-vjeçares, Ergys Arrazi.
Është raportuar se Arrazi kishte pasur një lidhe jashtëmartesore, si dhe i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij Alma Arrazi si dhe fëmijëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.