Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani, ka komentuar çështjen e Asociacionit, si kërkesë shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Reporteri.net.
“Ky kryeministër ka ardhur me kauzën kundër Asociacionit, kundër faljes së Manastirit.. gjëja e mençur do të ishte të ulej në tavolinë me Macronin dhe Scholzin e të fliste për Këshill të Evropës, por e bëri heroinë Dora Bakoyannis dhe tash del thotë jo nuk e pranoj shkëmbimin e Asociacionit me çështjen e anëtarësimit në KiE, kjo është e pavërtetë, e pasinqertë”, tha Abazi.
Abazi ka kritikuar kryeministrin Kurti se tashmë e ka pranuar Asociacionin.
“Kurti ka thënë do ta zbatojë Asociacionin, por nuk do ta bëjë para zgjedhjeve sepse nuk do të votojë askush për mua. Kjo është vetëvrasje politike”, u shpreh ai.
Abazi, tha se “është dhënë garancioni për Asociacionin dhe Manastirin”.
“Tash ka dhënë sinjale se mund të bëjë kompromise të mëdha”, u shpreh Abazi për Kurtin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.