Trepça ka siguruar fitoren e parë në finalen e playoffit në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar të enjten në palestrën “Minatori” kundër Golden Eagle Yllit, ka përfunduar me rezultat 77 me 68.

Suharekasit patën avantazhin në shumicën e kohës, megjithatë Trepça ishte e jashtëzakonshme në çerekun e fundit, i cili edhe e bëri diferencën.

Reklamë

Katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te Trepça, derisa më i dalluari ishte Devonte Upson me 11 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli si zakonisht u dallua Alonzo Verge JR me 32 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet të dielën në Suharekë. Ekipi që realizon tri fitore shpallet kampion.